Rumania s'e njeh Kosovën, por deputeti rumun e kundërshton Serbinë: Është shtet i pavarur - Gazeta Express
string(86) "rumania-se-njeh-kosoven-por-deputeti-rumun-e-kundershton-serbine-eshte-shtet-i-pavarur"

Rumania s’e njeh Kosovën, por deputeti rumun e kundërshton Serbinë: Është shtet i pavarur

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 19:56

Deputeti liberal nga Rumania Iulian Bulai, i cili e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e kundërshtoi delegacionin serb që paraqiti amandamente duke e kundërshtuar shtetësinë e Kosovës.

Asambleja Parlamentare e KiE po i rrëzon me rend amandamentet e Serbisë, ndërsa në një rast. deputeti Bulai i reagoi një deputeteje nga Beogradi duke i thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe s’është pjesë e ndonjë shteti tjetër, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne kemi bërë një dallim shumë të qartë status dhe shtetësi. Dhe këtu kuptojmë që ky është një shtet i pavarur dhe jo pjesë e një shteti tjetër. Për këtë arsye ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë amandament”, tha ai.