Rudina Hajdari: Ranë dakord për çështje fare pa rëndësi, erdhën aty si ato vajzat që japin motin - Gazeta Express
string(94) "rudina-hajdari-rane-dakord-per-ceshtje-fare-pa-rendesi-erdhen-aty-si-ato-vajzat-qe-japin-motin"

Rudina Hajdari: Ranë dakord për çështje fare pa rëndësi, erdhën aty si ato vajzat që japin motin

Gazeta Express

26/05/2020 15:03

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari, ndryshe nga sa thanë më parë Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili, u shpreh se nuk është marrë asnjë vendim i rëndësishëm.

Ajo ironizoi duke u shprehur se erdhën aty si ato vajzat që tregojnë kushtet atmosferike

Lexo Edhe:

“Folën aty dhe ranë dakord për gjëra fare pa rëndësi dhe i shesin sikur ça arritën.

Ne kemi çështje më të mëdha se kaq. Erdhën aty si ato vajzat që tregojnë kushtet atmosferike. Përveç propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka shtruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sot propozuam ligjin për referendumet, ligj që i jep fuqi qytetarit që të kishte më shumë vendimmarrje, nëse do e kishim këtë sot nuk do kishim një teatër të shkatërruar, por në këmbë.

I bëj thirrje Bashës dhe PD që të mbështesin këto dy propozime se këto aspirojnë për një Shqipëri demokratike, i bëj thirrje se nuk duhet të rikthehet në krahët e Ramës, këto janë dy zgjedhjet e tij, o do mbështesë këto dy propozime, sepse jo vetëm që mbështetet nga aktivistë, çdo demokrat, qytetarë të thjeshtë, ne duhet të ecim para dhe të mos kthehemi prapa dhe Basha e ka veti sa herë që ka vështirësi shkon të krahët e Ramës, këtë radhë mos e bëni, mos i zhgënjeni demokratët nuk është koha e pazareve dhe marrëveshjeve”- tha ajo.