Rubio: Faza ofensive "Epic Fury" në luftën ndaj Iranit ka mbaruar - Gazeta Express
string(49) "rubio-faza-ofensiveeluftes-ndaj-iranit-ka-mbaruar"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 23:17

Rubio: Faza ofensive “Epic Fury” në luftën ndaj Iranit ka mbaruar

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 23:17

Ndërsa po u drejtohej gazetarëve pak më parë, Marco Rubio konfirmoi se ka mbaruar “Operacioni Epik Fury” – emri i dhënë ofensivës fillestare SHBA-Izrael kundër Iranit.

“Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni”, u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka “mbaruar”.

Tani, thotë Rubio, presidenti do të preferonte të arrinte një marrëveshje me Iranin, duke përfshirë një memorandum mirëkuptimi se si Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet plotësisht, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është rruga që ai preferon. Deri më tani kjo nuk është rruga që Irani ka zgjedhur”, shton Rubio.

Advertisement
Advertisement
Advertisement