Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
Kështu ka bërë të ditur KPM, duke thënë se Berisha është në mandatin e tij të dytë.
Komunikata e plotë;
Besnik Berisha zgjedhet Kryetar i KPM-së
Pas emërimit të anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Komisioni me datën 5 maj 2026, në përbërje të plotë me anëtaret znj. Drita Morina, z. Besnik Berisha z. Hysni Mustafa, znj. Luljeta Aliu, znj. Serpin Emruşi dhe znj. Suada Džogović, ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2026 në përbërje të re.
Sipas përcaktimit ligjor në nenin 15, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, mbledhjen e hapi anëtarja me e vjetër znj. Suada Džogović.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të KPM-së, anëtarët votuan për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së.
Pas procesit të votimit, Kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh z. Besnik Berisha, ndërsa Nënkryetare u zgjodh znj. Drita Morina. Mandatet e tyre janë dyvjeçare, në përputhje me Ligjin për KPM-në.
Z. Besnik Berisha është në mandatin e tij të dytë në KPM dhe sjell me vete një përvojë të konsiderueshme profesionale në fushën e rregullimit të mediave dhe telekomunikimit
Përvoja e tij e gjatë institucionale është një vlerë e shtuar në udhëheqjen e KPM-së, në një periudhë që kërkon përkushtim të shtuar ndaj pavarësisë së mediave dhe zhvillimeve teknologjike në këtë fushë.