Ibrahimi kritikon Kurtin sepse e promovoi kompaninë publike Vala: Ai s'duhet të marr anë mes publikes e privates - Gazeta Express
string(110) "ibrahimi-kritikon-kurtin-sepse-e-promovoi-kompanine-publike-vala-ai-sduhet-te-marr-ane-mes-publikes-e-privates"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 21:24

Ibrahimi kritikon Kurtin sepse e promovoi kompaninë publike Vala: Ai s’duhet të marr anë mes publikes e privates

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 21:24

Analisti Ilir Ibrahimi tha në Pressing në T7 se qeveria duhet t’i mbajë larg duart nga mosprishja e konkurencës. Ai pyeti se nëse qeveria e mbron Valën, kush i mbron kompanitë e tjera?.

“Ekonomia sot është ekonomi e tregut, pra ne e kemi në Kushtetutë që sigurohet ekonomi e lirë e tregut ku nuk guxon të ketë ndërhyrje nga shteti për të krijuar pabarazi në treg. Pra të mos favorizohet një biznes, qoftë ai edhe ndërmarrje publike”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Një postim i kryeministrit para dy javësh kur viziton me atë internetin me qasjen në internet në Çabër, ku ai e glorifikon një kompani publike. Në një ekonomi të tregut, ajo kompani është në konkurencë me një kompani private. Pra nuk guxon shteti që të favorizojë një kompani kundër kompanive të tjera, është shkelje kushtetuese”, tha Ibrahimi në Pressing, transmeton Express.

“Nuk guxon qeveria të ketë anësi të tilla”, tha ai.

“Nëse qeveria mbron Valën, kush i mbron kompanitë e tjera?”, pyeti ai.