Rrezikoi të mbytej në Palasë, Vittorio Sgarbi: Jam mirë, ishte pagëzim shqiptar! - Gazeta Express
string(76) "rrezikoi-te-mbytej-ne-palase-vittorio-sgarbi-jam-mire-ishte-pagezim-shqiptar"

Rrezikoi të mbytej në Palasë, Vittorio Sgarbi: Jam mirë, ishte pagëzim shqiptar!

Gazeta Express

06/06/2020 16:59

Vittorio Sgarbi politikani italian dhe kritiku i njohur i artit ka kaluar disa momente frike në bregdetin shqiptar.

68-vjeçar ka rrezikuar të mbytej në plazhin e Palasës si pasojë e motit me dallgë.

Lexo Edhe:

Por ishte ndihma e vajzës së tij dhe një roje plazhi që e nxorën pa problem nga uji.

Ndërsa pak orë më pas kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka postuar një video-mesazh, teksa është duke udhëtuar nga Tepelena në Berat në makinë me kritikun italian.

“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar, jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit” tha Leli.

Ndërsa Vittorio Sgarbi është shprehur:

“Çdo gjë është në rregull, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i fortë se më parë. Nuk ndodhi asgjë e rëndë. Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar” tha Vittorio Sgarbi.