Rrëfehet Rraklli, transferimi te Frieburgu, goli ndaj Anglisë...! - Gazeta Express
string(59) "rrefehet-rraklli-transferimi-te-frieburgu-goli-ndaj-anglise"

Rrëfehet Rraklli, transferimi te Frieburgu, goli ndaj Anglisë…!

Gazeta Express

30/03/2020 20:41

Rrëfim i veçantë i Altin Rrakllit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare në “FanZone”.

Sulmuesi kavajas ka qenë ndër të parët shqiptarë që arritën të çanin në futbollin elitar europian.

Lexo Edhe:

Goli i anuluar ndaj Anglinë:  Para disa ditësh e kishte dhënë një TV dhe më shkruante një ish-lojtar, që ka qenë në atë ndeshje: “si ta anulluan golin?!” Nuk e kuptova në fillim, por pastaj ma çoi me video dhe pashë ndeshjen. Të vjen keq, në atë kohë kushtet ishin ndryshe, sot t’i mund t’i marrësh një pikë Anglisë, por në atë kohë ishte gjë e madhe. Është edhe fati në mes. Sa hyra nga stoli, edhe pse mendoj se e meritoja të isha titullar. Por është e çditshme se si mund të gabojë një anësor me një aksion 5 metra mbrapa.

Përplasja me Medin Zhegën: Kur je futbollist i ri, mendon se po të hahet haku dhe mund të reagojë në atë mënryë. Profesor Dinit të ndjerë ia kërkova nga ana shoqërore që të isha në formacion, ai ma premtoi, por nuk më aktivizoi titullar. Ai ashtu e mendoi. Atëherë patjetër i mendoja gjërat ndryshe.

Largimi drejt Gjermanisë: Në atë kohë, kishte shumë lojtarë, që kishin dalë jashtë, një brez më i vjetër se unë, lojtarë super të viteve ’80-’90 si Demollari e Abazi. Janë shumë, ne me ata u rritëm. Unë pata fatin që m’u dha rasti të ikja drejt Gjermanisë falë një korrespondence me një person të larguar me ambasadat. M’u dha rasti të shkoja në provë, edhe pse kisha zhvilluar vetëm 2 ndeshje me Kombëtaren. Në vitin 1991 luajtëm në “Qemal Stafa” ndaj Greqisë e shënova unë. Pas tri ditësh më sollën kontratën, pastaj dihet përfundimi.

Përfitimi i Besës: Në atë kohë, të gjithë lojtarët që iknin në ekipe të huaja liheshin nga Federata dhe iknin pa dëmshpërblim. Me sa di unë, kur Demollari iku te Dinamo e Bukurueshtit, Dinamo e Tiranës ka përfituar diçka. Atëherë, pas 50 viteve izolim nuk e mbaje dot lojtarin, Federata ia jepte çdokujt largimin, menjëherë. Unë e nënshkrova kotnratën me Frieburgun pa ardhur leja e kalimit, kishin hallin mos ikja me skuadër tjetër. Kam marrë kartonin një javë pa filluar kampionati, aq sa në javën e parë nuk u aktivizova. Besa, për transferimin tim në Gjermani, mori 150 mijë marka. Atëherë presidenti i kërkoi ta konvertonte në autobus për skuadrën e në veshmbathje, që nga atletet e gjërat minimale. Atëherë erdhën 2 mikrobusë të mbushur me materiale, çfarë kisha unë te Frajburgu i kishte edhe Besa.

Mungesa në finalen e Kupës ndaj Elbasanit:  Besa, në ato kohë, kishte shkuar 3 herë në finale të Kupës e nuk e kishte fituar. Shyqyr, më vonë, Bizhdili ia mundësoi fitimin e Kupës 2 herë. Atë kohë ishte e treta herë në finale ndaj Elbasanit. Në gjysmëfinale bëra një gabim e mugova në finale. Kishte një mosmarrëveshje me federatën, ishte pezullimi me 2 kartona plus një. Mendoja se nuk quheshin të Kupës, godita topin pas një fualli të dhënë kundër e mora karton të verdhë, prej atij nuk u aktivizova në finale. Ishte shumë dëshpëruese.

Karriera si trajner: Shqipëria është vendi ku kam lindur, pavarësisht ngjarjeve e gjërave mbetem i lidhur . Mbetet vendi im dhe nuk harrohet kurrë, nuk jam shkëputur përgjithmonë, sa herë kam mundësinë kthehem. Jam trajner futbolli, po kërkoj të integrohem në jetën e trajningut në Gjermani, por është shumë e vështirë se për një kohë të gjatë u shkëputa nga ky vend. Konkurrenca është e madhe dhe është e vështirë.

Refuzimi i ofertës së Partizanit: Unë jam trajner futbolli, jam pak i zhgënjyer nga klubet shqiptare. Përveç Gazment Demit, si president i Partizanit, nuk më ka ardhur asnjë ofertë tjetër atje. Nuk është se jam penduar që nuk e pranova. Në atë kohë kisha jashtë mase dyshime, u mundova edhe ta sqaroja e argumentoja te presidenti që edhe sot e kësaj dite e kam mik, edhe pse u zhgënjye që nuk e mora ekipin, kur ma kërkoi. Por ky është tipi im, karakteri tim, duke punuar shumë kohë me Hasan Likën, ekipi ishte në vend të dytë, nuk po ecte keq, po ecte shumë mire, duke pasur parasysh parametrat e klubit e nga ku erdhi. Skuadra u bë në një kohë rekord, duke marrë lojtarë edhe nga Kosova e Maqedonia dhe ishte Lika në stol. As për mua e as për njerëzit rreth presidentit nuk ishte e arsyeshme të largohej në ato momente. Pastaj, Skënderbeu atëherë ishte skuadra më e fortë e kishte vite që investonte, vendi i dytë ishte luks, nuk e pashë të arsyeshma ta merrja në atë moment ekipin.