Rrahmani: Kurti s’ka guxim ta sulmojë Osmanin, do ta ruajë qetësinë, kalkulim për të mos humbur votues - Gazeta Express
string(99) "rrahmani1-kurti-ska-guxim-ta-sulmoje-osmanin-do-ta-ruaje-qetesine-kalkulim-per-te-mos-humbur-votues"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 15:53

Rrahmani: Kurti s’ka guxim ta sulmojë Osmanin, do ta ruajë qetësinë, kalkulim për të mos humbur votues

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 15:53

Deputeti Ehman Rrahmani, në një paraqitje në emisionin “Kosova Live” në T7, ka folur për raportin e kryeministrit Albin Kurti me presidenten Vjosa Osmani, në kontekst të qëndrimeve  që njejtit mund të kenë gjatë fushatës.

Ehman Rrahmani: Në fushatë, Albin Kurti s’ka guxim të flasë keq për Vjosa Osmani; do ta ruajë qetësinë, kalkulim për të mos humbur votues nuk bën të jetë presidente e Kosovës. Ta them tash, kanë me dalë njerëz përreth tij që kanë me folë për Vjosën, por ai personalisht nuk ka me pas guxim asnjëherë të dalë dhe të flasë asnjë fjalë për Vjosën.

E gjithë kjo është e kalkuluar vetëm në aspektin elektoral. Domethënë, përderisa i bëhen pyetje qytetarëve privatë, qofshin prej çfarëdo lloji, pse po e sulmoni Vjosën, ai thotë se nuk është duke e sulmuar dhe nuk merret me të, duke lënë të kuptohet se ajo e ka kryer detyrën e saj.

Strategjikisht, prej tani e tutje, Albin Kurti asnjëherë nuk ka me pas guxim me e sulmu në fushatë zgjedhore Vjosa Osmanin për moskandidim apo për aktivitetin e saj si presidente dhe, në fakt, ai ua ka obligim qytetarëve me ua shpjegu pse nuk e ka propozu Vjosa Osmanin për presidente”, ka deklaruar Rrahmani.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement