Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama njoftoi për një takim me aktivistë dhe mbështetës të partisë sot paradite në fshatrat Stanoc i Poshtëm dhe i Epërm në Vushtrri.
“Sot e nisa ditën me aktivistë dhe mbështetës të ditëve të para të PDK-së nga fshatrat Stanoc i Poshtëm dhe i Epërm”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Këta njerëz që dhanë shumë nga vetja për PDK-në, meritojnë respekt të vazhdueshëm, sepse kontributi i tyre u dha në një kohë shumë të nevojshme për vendin”, shkroi Rama.
“U besatuam që së bashku t’i themi STOP keqqeverisjes! #Rr7 #PDK125”, shtoi ai.