Rozeta Hajdari raporton sot para Komisionit për Integrime Evropiane - Gazeta Express
string(67) "rozeta-hajdari-raporton-sot-para-komisionit-per-integrime-evropiane"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 7:43

Rozeta Hajdari raporton sot para Komisionit për Integrime Evropiane

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 7:43

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane, raporton Express.

Ky komision do të mblidhet nga ora 14:00.

Lexo Edhe:

Përveç raportimit të Hajdarit, do të shqyrtohet Projektligjit  nr.08/L-207 për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Do të shqyrtohet edhe Projektligji për performancën energjetike të ndërtesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;