Man United do të paguajë klauzolën e Bremerit - Gazeta Express
string(45) "man-united-do-te-paguaje-klauzolen-e-bremerit"

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 17:04

Man United do të paguajë klauzolën e Bremerit

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 17:04

Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit.

Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2022 për 44 milionë euro nga rivali lokal, Torino, plus bonse tjera, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, por në kontratë ka të përfshirë një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh.

Sipas “Corriere dello Sport”,  Man United është i gatshëm ta paguajë kaluzolën e Bremerit, pasi konsideron se do të ishte një përforcim pozitiv.

“Djajtë e Kuq” gjithashtu shpresojnë se kjo mund t’u japë atyre avantazh në garën për transferimin e 27-vjeçarit.

Për Bremerin të interesuar janë edhe Chelsea, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur.

/Gazeta Express/