Ronaldo në dyshim për ndeshjen e nesërme - Gazeta Express
string(40) "ronaldo-ne-dyshim-per-ndeshjen-e-neserme"

Sport

Gazeta Express

01/12/2022 18:20

Ronaldo në dyshim për ndeshjen e nesërme

Sport

Gazeta Express

01/12/2022 18:20

Fernando Santos ka thënë se Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e fundit të Portugalisë në Grupin H, kundër Koresë së Jugut.

37-vjeçari mungoi në seancën kryesore stërvitore të së mërkurës, teksa stërviti vetëm në palestër, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 Kësisoj, ai tani është në dyshim të madh për ndeshjen e nesërme.

“Le të shohim. Në parim, Ronaldo do të stërvitet së shpejti. Unë as nuk e di nëse është 50/50 [probabiliteti për të qenë i aftë për lojën]”, tha Santos para gazetarëve.

“Cristiano Ronaldo u zëvendësua në të dyja ndeshjet. Ka një plan në rast se Cristiano nuk mund të luajë. Nuk ka asnjë lojtar të garantuar për të luajtur gjatë gjithë kohës. Vështirë se do të funksiononte nëse nuk do të kishim një plan”, shtoi përzgjedhësi i Portugalisë.

Portugalia e ka siguruar kalimin për 1/8 e finales në Kupën e Botës, teksa nesër i duhet vetëm të konfirmohet në pozitën e parë.

Portugezët janë liderë në Grupin H me 6 pikë, Gana renditet e dyta me 3 pikë, kurse Koreja e Jugut është e treta me 1 pikë.

Edhe Uruguai si i fundit ka gjithashtu 1 pikë. /Gazeta Express/