Rokeri Bojken Lako u dënua me burg, ministri i drejtësisë “ia fal” dënimin - Gazeta Express
string(71) "rokeri-bojken-lako-u-denua-me-burg-ministri-i-drejtesise-ia-fal-denimin"

Yjet

Gazeta Express

11/04/2022 22:42

Rokeri Bojken Lako u dënua me burg, ministri i drejtësisë “ia fal” dënimin

Yjet

Gazeta Express

11/04/2022 22:42

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në ambientet e ministrisë, këngëtarin e njohur Bojken Lako, i cili u dënua me 3 vite burg, që më pas u kthyen në shërbim prove, për ndërtim pa leje.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkruan Manja në Facebook.

Bojken Lako u dënua nga Gjykata pasi po hapte 3 dritare në objektin që kishte marrë me qira për ndërtimin e një studioje muzikore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement