Rikthim për histori, Nadal e rrëmben Grand Slamin e 21-të - Gazeta Express
string(56) "rikthim-per-histori-nadal-e-rremben-grand-slamin-e-21-te"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/01/2022 15:12

Rikthim për histori, Nadal e rrëmben Grand Slamin e 21-të

Sporte tjera

Gazeta Express

30/01/2022 15:12

Rafael Nadal ka shkruar historinë. Tenisti spanjoll e ka fituar Australian Open në finale ndaj rusit Daniil Medvedev.

Kështu, Nadal shkruan historinë duke fituar 21 Grand Slam, më shumë se çdokush tjetër, shkruan Gazeta Express.

Por, fitorja sot ishte e një niveli tjetër. Rafael Nadal nga disavantazhi prej 2:0, arriti të fitonte 3:2 në fund.

Daniil Medvedev fitoi setin e parë bindshëm 6:2, para se të fitonte të tretin në tie-break 7:6.

Më pas, skena ishte për tenistin numër 2 në botë. Spanjolli arriti që dy setat në vijim t’i fitonte me rezultat 6:4, duke e dërguar ndeshjen në setin e pestë.

Në të fundit, Nadal triumfoi 7:5 duke arritur historinë në sportin e tenisit.

Kështu, Nadal shkon në shifrën e 21 Grand Slameve të fituar, duke lënë prapa Federerin dhe Djokovicin që kanë nga 20. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement