Rikthehet futbolli kosovar, zbulohet orari i gjysmëfinales së Digitalb Kupës - Gazeta Express
string(75) "rikthehet-futbolli-kosovar-zbulohet-orari-i-gjysmefinales-se-digitalb-kupes"

Rikthehet futbolli kosovar, zbulohet orari i gjysmëfinales së Digitalb Kupës

Gazeta Express

26/05/2020 14:57

Futbolli kosovar do të rikthehet përfundimisht javën tjetër pas pauzës prej afro tre muajsh shkaku i pandemisë koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata e Futbollit të Kosovës e ka caktuar sot orarin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës, me të cilat edhe do të rikthehet futbolli i këtushëm.

Ndeshja e parë do të luhet të martën tjetër, pra më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Kurse, ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor. /Gazeta Express/

Orari i ndeshjeve

E martë, 2 qershor

18:00 Prishtina-Drenica

E mërkurë, 3 qershor

16:00 Ballkani – Feronikeli