string(54) "rikthehen-me-buje-tuna-e-cozman-kjo-eshte-kenga-e-tyre"

Muzike

Gazeta Express

07/04/2023 21:17

Rikthehen me bujë Tuna e Cozman, kjo është kënga e tyre

Muzike

Gazeta Express

07/04/2023 21:17

Ish çifti i njohur i showbiz-it, këngëtarja Tuna dhe reperi Cozman, janë rikthyer me një bashkëpunim pas shumë vitesh.

Tuna dhe Cozaman publikuan sot projektin muzikor të titulluar “I Huj”, që vjen shoqëruar me videoklip.

Teksti dhe melodia është bërë nga Lum Dakaj, kurse miksimi dhe masterizimi nga Bigdeal Records. Këta të fundit u përkujdesen po ashtu edhe për muzikën dhe produksionin e këngës.

Kujtojmë se Tuna dhe Cozmani kanë qenë në lidhje dashurie vite me parë, ata u bashkuan në projektin “Fenix” publikuar në vitin 2013, i cili atë kohë ishte hit duke thyer rekorde.