Rihanna bëhet nënë, kjo është gjinia e fëmijës - Gazeta Express
string(45) "rihanna-behet-nene-kjo-eshte-gjinia-e-femijes"

Rihanna bëhet nënë, kjo është gjinia e fëmijës

Yjet

Gazeta Express

19/05/2022 19:27

Rihanna dhe A$AP Rocky janë zyrtarisht prindëror, pasi që kanë pritur ardhjen në këtë botë të një djali.

Ky është fëmija i parë i këtij çifti – teksa media e njohur amerikane TMZ tregon se realisht djali ka ardhur në jetë më 13 maj, pra të premten e kaluar, në Los Angeles – por që ende nuk e kanë emëruar fëmijën.

Lexo Edhe:

Herën e fundit që u pa Rihanna ishte 9 maji në Los Angeles gjatë ditës së Nënës kur ajo dhe Rocky darkuan të Girogio Baldi.

Ishte muaji janar kur çifti lajmëruan se ata janë duke pritur një fëmijë – me një fotosesion në New York – ku treguan se RiRi dhe A$AP do të bëhen prindër.

Rihanna vazhdimisht ka treguar se është në formë gjatë shtatzënisë… duke veshur veshje të ndryshme ku shfaqnin stomakun e saj të fryrë.

Por, gjatë kësaj kohe kishte edhe drama në familjen e tyre.

A$AP ishte arrestuar muajin e kaluar befasisht në avionin privat të çiftit në LAX. Forcat e ligjit kishin thënë se arrestimi lidhet me një incident ku Rocky kishte shtirë në njeri të pafajshëm. /GazetaExpress/