Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se LDK ka qëlim të marrë hise në pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ideja e tri ministrive ka qarkulluar në mes dy grupeve.
“LDK ka qëllim që të marrë hise në pushtet, ideja e tre ministrive qarkullon mes dy grupeve”, ka thënë ai.
Rexhaj tha tutje se ai ka aksione morale në LDK më shumë sesa Lumir Abdixhiku.
“Unë e kam kaluar krejt jetën në LDK dhe konsideroj se kam aksione morale më shumë se Lumir Abdixhiku, në kohën kur Abdixhiku në sheshet e Tiranës ka pasur një mendim tjetër, hunë jam sakrifiku për atë parti”, ka thënë ai. /Gazeta Express