Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, në zonat me të reshura, do të përcillen me baltë.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-47 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova/