Replikat me Yuri Kim, Ballist Morina i del në krah Sali Berishës: Mos u dorëzo bisha - Gazeta Express
string(82) "replikat-me-yuri-kim-ballist-morina-i-del-ne-krah-sali-berishes-mos-u-dorezo-bisha"

Replikat me Yuri Kim, Ballist Morina i del në krah Sali Berishës: Mos u dorëzo bisha

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2021 20:01

Ballist Morina, shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016 i ka dalë publikisht në krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në postimin e këtij të fundit në përgjigje të ambasadores amerikane Yuri Kim, Morina i ka bërë një koment inkurajues.

Lexo Edhe:

“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Sali Berishës, ndërsa komenti i tij ka marrë mjaft pëlqime dhe reagime.

Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila deklaroi sot se PD nuk “mund të hajë bar”, vetëm për shkak të një deputeti, duke iu referuar këtu ish-kryeministrit i shpallur non-grata pak muaj më parë nga DASH. m.v/abcnews.al