Rënia e temperaturave gjatë javës, “Termokos”-i njofton se do vazhdohet furnizimi me ngrohje - Gazeta Express
string(89) "renia-e-temperaturave-gjate-javes-termokos-i-njofton-se-do-vazhdohet-furnizimi-me-ngrohje"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 13:21

Rënia e temperaturave gjatë javës, “Termokos”-i njofton se do vazhdohet furnizimi me ngrohje

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 13:21

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të vazhdojë furnizimi me ngrohje edhe për disa ditë. Kjo pasi që parashikohet që ditëve në vijim do të ketë rënie të temperaturave.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Ngrohtores, Fisnik Osmani, i cili tha se “Pas konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, për shkak të parashikimeve për rënie të temperaturave ditëve të ardhshme, ngrohtorja do të vazhdojë furnizimi me ngrohje edhe për disa ditë”.

Lexo Edhe:

Sipas Osmanit, furnizimi me ngrohje në ditët, që do të ketë temperatura më të mira do të vazhdojë me ngarkesë minimale, ndërsa përgjatë ditëve, kur sipas parashikimeve meteorologjike do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, furnizimi me ngrohje do të jetë në harmoni me nevojat e konsumatorëve tanë për ngrohje.

“Mosndërprerja e përkohshme e furnizimit me ngrohje është bërë edhe me qëllim për të ruajtur sigurinë e operimit të sistemit të ngrohjes, i cili pas përkeqësimit të motit do të duhej rikthyer prapë në funksion”, ka bërë të ditur Osmani.