Reforma Zgjedhore, Santos: Mazhoranca dhe opozita të gjejnë konsensus minimal, ende në kohë për zgjedhjet e 2025-ës - Gazeta Express
string(112) "reforma-zgjedhore-santos-mazhoranca-dhe-opozita-te-gjejne-konsensus-minimal-ende-ne-kohe-per-zgjedhjet-e-2025-es"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 0:32

Reforma Zgjedhore, Santos: Mazhoranca dhe opozita të gjejnë konsensus minimal, ende në kohë për zgjedhjet e 2025-ës

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 0:32

Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos gjatë një konference për mediet në Tiranë, në përfundim të takimeve që pati me autoritetet shtetërore dhe ato politike u shpreh se vendi nuk duhet të ndalet në kryerjen e reformave.

“Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. T’i vëmë fre qasjeve egoiste e të përqendrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend”, tha Santos.

Lexo Edhe:

Lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore, Santos tha se “në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta”.

“Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025. Nuk është momenti për të thënë e ka fajin njëri apo tjetri. Jemi ende në kohë për konsensus për të ecur para. Nëse nuk është e mundur të gjithë do të kenë faj për këtë”, tha Santos.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, pranon se zgjedhjet në Parlamentit Europian do të ndikojnë në procesin e zgjerimit por shprehet besimplotë se askush nuk mund ta ndalojë këtë proces.

“Nuk do të them që zgjedhjet për Parlamentin Europian nuk do të ndikojnë në proces. Sigurisht varet nga rezultatet. Ndoshta mund të përballemi me ndryshime në peshën e grupeve politike. Zgjerimi në këtë moment është mjaft i konsoliduar. Askush nuk mund ta ndalojë atë çfarë po ndodh. Jam optimiste dhe po pres afatin e deklaruar nga Varhelyi dhe do e mbështes”, u shpreh Santos.