Reali e lë të lirë Balen - Gazeta Express
string(24) "reali-e-le-te-lire-balen"

Reali e lë të lirë Balen

Gazeta Express

14/07/2020 16:00

Ylli uellsian i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zidane dhe pritet të largohet gjatë verës

Real Madridi është i gatshëm ta lë të lirë Gareth Balen gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe pse ylli uellsian ka kontratë edhe dy vjet me gjigantin spanjoll, “Los Blancos” mund ta lënë atë të largohet pa dëmshpërblim.

Bale i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zinedine Zidane dhe në ndeshjet e fundit nuk është inkuadruar fare në lojë.

Madje, ai ka bërë edhe gjeste të pahijshme dhe të pamatura në bankinë.

Mediumi britanik “ABC” shkruan se ish-futbollisti i Tottenhamit mund të rikthehet në Premierligë këtë verë.

Ai mund të jetë lojtar i lirë dhe mund të zgjedh më lehtë klubin në të cilin dëshiron të transferohet. /Gazeta Express/