Real Madridi ka identifikuar lojtarin 19-vjeçar suedez të Elfsborgut, Simon Eriksson, si zëvendësuesin ideal afatgjatë të Thibaut Courtois, i cili do të mbushë 34 vjeç pas disa muajsh.
Portieri, produkt i akademisë së Elfsborgut, raportohet se ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin vendas.
Mediat spanjolle raportojnë se plani i Real Madridit është të monitorojë zhvillimin e Erikssonit dhe potencialisht ta sjellë në Madrid kur të konsiderohet gati për sfida të mëdha.
Kontrata e tij me klubin suedez është e vlefshme deri në fund të vitit 2029, ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është 500 mijë euro.
Eriksson ende nuk është grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Suedisë.
19-vjeçari momentalisht është bashkëlojtar me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin dhe me vëllain e tij që përfaqëson Suedinë, Besfortin./GazetaExpress/