Real Madridi e konfirmon lëndimin e Mbappes - Gazeta Express
string(45) "real-madridi-e-konfirmon-lendimin-e-mbappes-2"

Futboll

Gazeta Express

31/12/2025 15:50

Real Madridi e konfirmon lëndimin e Mbappes

Futboll

Gazeta Express

31/12/2025 15:50

Real Madridi njoftoi të mërkurën se Kylian Mbappe ka pësuar një ndrydhje në gju, duke i dhënë një goditje ambicieve të klubit për t’iu afruar kreut të La Ligës, Barcelonës.

“Pas ekzaminimeve të kryera sot nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, te lojtari ynë Kylian Mbappe është diagnostikuar një ndrydhje në gjurin e majtë. Në pritje të ecurisë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Reali nuk tregoi se sa kohë do të mungojë sulmuesi 27-vjeçar, por një burim pranë yllit francez i ka thënë AFP-së se ai do të jetë jashtë fushave të paktën për tri javë.

Si pasojë, Mbappe është në dyshim serioz për ndeshjen e së dielës në shtëpi ndaj Real Betisit, që do të jetë e para për “Los Blancos” pas pushimit dimëror, teksa aktualisht janë katër pikë prapa Barcelonës.

Ai rrezikon gjithashtu të mungojë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj rivalëve të përbetuar Atletico Madrid, që zhvillohet më 8 janar në Arabinë Saudite, si dhe në një ndeshje kampionale kundër Levantes dhe përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj ish-skuadrës së tij, Monacos.

Mbappe ka pasur një vit 2025 të jashtëzakonshëm, duke barazuar rekordin e klubit të Cristiano Ronaldos me 59 gola në një vit kalendarik. Në shumë raste ai e ka mbajtur Real Madridin mbi supe, duke lehtësuar presionin mbi trajnerin Xabi Alonso, i cili ka qenë shpesh në qendër të kritikave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement