Rashit Qalaj arrin në vendin ku ndodhi vrasja e katërfishtë në Gjilan - Gazeta Express
string(70) "rashit-qalaj-arrin-ne-venndin-ku-ndodhi-vrasja-e-katerfishte-ne-gjilan"

Rashit Qalaj arrin në vendin ku ndodhi vrasja e katërfishtë në Gjilan

Gazeta Express

18/02/2020 15:11

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan. Zyrtarja policore me inicialet V.B, dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes dhe më pas veten, raporton Express.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.

Lexo Edhe:

Express raportoi më herët se për pak minuta pritet të bëhet edhe tërheqja e pesë trupave.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar medieve.

Sipas Prokurorisë, policja dyshohet se fillimisht i ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë./Gazeta Express