Rashica asiston golin e fitores, por vlerësohet më i dobëti i ndeshjes - Gazeta Express
string(69) "rashica-asiston-golin-e-fitores-por-vleresohet-me-i-dobeti-i-ndeshjes"

Rashica asiston golin e fitores, por vlerësohet më i dobëti i ndeshjes

Gazeta Express

30/05/2020 17:25

Përkundër që arriti ta asistojë golin e vetëm në fitoren me rezultat 1:0 të skuadrës së tij kundër Schalkes, ylli kosovar Milot Rashica është vlerësuar me notën më të dobët nga skuadra e tij, 6.4.

Werder Bremeni i mori tri pikë të rëndësishëm në garën për mbijetesë në këtë sezon të Bundesligës, falë fitores me epërsi minimale 1:0 kundër Schalkes, duke numër gjithsej 25 pikë nga 28 ndeshjet e zhvilluara – tri pikë larg mbijetesës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Golin e fitores Bremeni e shënoi në minutën e 32-të të ndeshjes, kur Rashica e gjeti bashkëlojtarin e tij Leonardo Bittencourt, duke shënuar nga jashtë zona e 16-metërshit.

Përkundër këtij kontributi, Rashica u zëvendësua nga Davie Selke në minutën e 58-të të ndeshjes, përderisa as ndeshjet e fundit nuk është lejuar nga trajneri i tij Florian Kohfeldt t’i përfundojë ndeshjet, si masë parandaluese për ndonjë lëndim potencial.

Rashica e përfundoi ndeshjen duke u vlerësuar me notë 6.4 nga SofaScore. Të gjithë bashkëlojtarët e tij u vlerësuan me notë më të lartë, ndërsa në skuadrën e Schalkes me notë të njëjtë u vlerësuan edhe dy lojtarë të tjerë.

Pas katër ditësh, Rashica do të kthehet sërish në fushën e lojës, pasi që do të përballet kundër Eintracht Frankfurtit, në tentim për të siguruar edhe pikë të tjera për ta siguruar mbijetesën në Bundesligë. /Gazeta Express/