Raporti/ Rekrutimi i agjentes së SHISH, prodhimi i Bitcoin dhe kërcënimet nga vendet jomiqësore - Gazeta Express
string(93) "raporti-rekrutimi-i-agjentes-se-shish-prodhimi-i-bitcoin-dhe-kercenimet-nga-vendet-jomiqesore"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2022 8:57

Raporti/ Rekrutimi i agjentes së SHISH, prodhimi i Bitcoin dhe kërcënimet nga vendet jomiqësore

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2022 8:57

Raporti për vitin 2021 i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar një sërë kërcënimesh për Shqipërinë. Në të flitej për një rast spiunazhi, ku një person nga një vend jo mik i Shqipërisë ka arritur që të marrë informacione të klasifikuara nga një punonjës i një institucioni shtetëror në vendin tonë.

Lexo edhe: Përgjimet e SHISH zbulojnë zyrtarin spiun në Shqipëri: Bisedat dhe takimet me “Çelësin” për shkollimin e djalit

Lexo Edhe:

Një tjetër fakt i evidentuar janë kërcënimet nga vendet jomiqësore të destabilizojnë Shqipërinë dhe rajonin.

Në raporti thuhet se Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në favor të paqes dhe sigurisë rajonale e globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek një politikë konstruktive rajonale, të mbështetur në parimet e bashkëpunimit, drejt proceseve integruese euroatlantike, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.

Gjithsesi, qenia e Shqipërisë pjesë e Aleancës, pozicionimi i qartë pro-perëndimor, roli aktiv që luan në rajon e më gjerë e kanë shndërruar në një objektiv të politikës së jashtme të aktorëve të tretë, të cilët synojnë destabilizimin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrumentalizimit të faktorëve nacionalistë në rajon, përdorimit të propagandës dhe dezinformacionit, rritjes së influencës malinje etj.

Lexo edhe: SHISH: Shërbimet online po shfrytëzohen nga spiunazhi kibernetik

Mjedisi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijon të karakterizohet nga zhvillime të brendshme politike të brishta, që tregojnë se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm (problemet social-ekonomike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korru-psioni, krimi i organizuar), ashtu dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të interesuar për ta mbajtur të pandryshuar ose për të përshkallëzuar gjendjen e sigurisë dhe politike në rajon.

“Prirjet separatiste, të mbështetura e nxitura nga aktorë globalë e rajonalë, faktorizimi i subjekteve politike me agjenda nacionaliste ekstreme, tensionet në marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë dominuar skenën e zhvillimeve politike gjatë 2021-shit, duke u kthyer në kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, dhe duke favorizuar strategjinë gjeopolitike të aktorëve jo-perëndimorë, për rritjen e influencës dhe mbështetjen e aktorëve proxy në rajon.

Mbështetja diplomatike e aktorëve të tretë ndaj veprimeve destabilizuese të entiteteve dhe subjekteve ekstremiste e nacionaliste rajonale, demonstrimi i panevojshëm i forcës dhe i mjeteve ushtarake në kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rritja e pranisë dhe aktiviteteve në terren të shërbimeve të inteligjencës së huaj, konfirmuan hapur bashkëpunimin dhe qëllimin e tyre të përbashkët për të destabilizuar rajonin. Për më tepër, këta aktorë kanë qenë dhe vijojnë të jenë shumë aktivë dhe të sinkronizuar në veprimet e tyre, për të bllokuar çdo përpjekje të shteteve të rajonit për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare, apo për tu faktorizuar në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, ndërhyrja e aktorëve të jashtëm dhe entiteteve proxy të tyre është bërë më e dukshme edhe në zhvillimet e brendshme dhe ndër-shtetërore politike në rajon, nëpërmjet mbështetjes dhe nxitjes hapur të retorikës nacionaliste dhe kërcënimeve për rindarje të shteteve mbi baza etnike, duke përbërë një rrezik potencial për gjithë rajonin e Ballkanit. Përveç përpjekjeve dhe agresivitetit për të shtuar influencën në rajon, aktorët e tretë dhe proxit e 5 SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT tyre vijojnë gjithashtu bashkëpunimin ushtarak, si për blerjen dhe modernizimin e armatimeve e pajisjeve ashtu dhe për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake të përbashkëta. Objektivi parësor i aktorëve jo-perëndimorë në rajon mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar: ruajtja e status kuosë, pengimi i zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s dhe vonimi i proceseve euro-integruese. Prej vitesh, rajoni i Ballkanit është shndërruar në arenë të rivalitetit gjeopolitik Lindje-Perëndim për çështje të sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset integruese euroatlantike”.

Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se rajoni ndikohet nga propaganda, aktivitetet influencuese, të inteligjencës dhe nga diplomacia agresive, sidomos në prag të vendimeve të mëdha gjeopolitike.

“Aktivitetet influencuese zhvillohen sipas specifikave të vendeve të rajonit, duke ndërthurur përdorimin e aktiviteteve të inteligjencës me diplomacinë dhe median, por edhe organizma të tjerë proxy në rajon, me forma klasike dhe hibride, për ta paraqitur çdo problematikë ndërshtetërore apo të brendshme në vendet e rajonit si potencial për konflikt. Pas çdo zhvillimi të rëndësishëm politik në vendin tonë dhe rajon, ka deklarata të hapura nga diplomacia e vendeve jo-mike kundër rolit të faktorit perëndimor dhe organizmave euro-atlantike. Në narrativën e tyre, zgjerimi i NATO-s në rajon pasqyrohet si “humbje e sovranitetit të vendeve” dhe se “anëtarësimi në NATO nuk ka sjellë sigurinë e pretenduar në rajon”.

Si u rekrutua agjentja në radhët e SHISH

Në një dokument të fundit të publikuar nga SHISH, tregohet sesi u rekrutua një vajzë në radhët e Shërbimit Informativ. Ajo punonte në sektorin privat kur kishte parë njoftimin nga SHISH që kishte vende të lirë për agjentë. Vajza pa nguruar kishte aplikuar dhe iu nënshtrua një trajtimi disa mujor dhe më pas u bë një nga agjentet kyçe të institucionit.

Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë! Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten. Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar.

Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor. Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja. Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it. Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit. Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë. Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!” Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun!

Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend. Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese. Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe. Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë. Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes. Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin”.

Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri

Korrupsioni dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësuese që cenojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit. Në raportin e publikuar së fundmi nga SHISH, theksohet se pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteristikë e krimit të organizuar. Ndërveprues janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontrabanda e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit doganor, si dhe të kartëmonedhave të huaja kesh dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i lojërave të fatit në informalitet; huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare, aplikimi në informalitet i kriptomonedhave virtuale dhe brokerimi i palicencuar. Veprimtaria e brokerimit të palicencuar apo të ushtruar në informalitet nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetësimin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomonedha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtarinë pas aktiviteteve të tipit “call center”. Gjithashtu, aktorët e përfshirë në këtë formë paligjshmërie kanë krijuar edhe rrethanorë të përshtatshëm për prodhimin e kriptomonedhës në informalitet.

Raporti i SHISH zbulon se në vendin tonë prodhohet Bitcoin, nga subjekte të palicensuara për këtë aktivitet. Merren objekte me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë, por ka edhe raste ku ndërhyhet në matësit elektrikë. Aktiviteti zhvillohet në informalitet edhe pse ka hyrë në fuqi legjislacioni përkatës (Ligji Nr.66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”) që përfshin rregullimin e kushteve të licencimit, ushtrimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të operatorëve dhe bursave, tregtimin e monedhave virtuale dhe parandalimin e praktikave abuzuese në treg, në vendin tonë. Përdorimi i parasë virtuale sjell një sërë përfitimesh dhe lehtësirash të mundshme. Kjo me gjasa rrit rrezikun e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit apo vepra të tjera gjeneruese të ardhurash kriminale.

(Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë)

/Express