Raporti i UEFA-s: Ndeshja u ndërpre për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve - Gazeta Express
string(83) "raporti-i-uefa-s-ndeshja-u-nderpre-per-shkak-te-sjelljeve-diskriminuese-te-tifozeve"

Sport

Gazeta Express

12/09/2023 21:40

Raporti i UEFA-s: Ndeshja u ndërpre për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve

Sport

Gazeta Express

12/09/2023 21:40

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri.

UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”. /Gazeta Express/