LIVE: Rumania 2:0 Kosova - Gazeta Express
string(22) "live-rumania-00-kosova"

LIVE: Rumania 2:0 Kosova

Sport

Gazeta Express

12/09/2023 22:53

Mbyllet ndeshja me fitoren 2:0 të rumunëve.

90+3′ Rumania shënon sërish. Autor Mihaila.

Lexo Edhe:

+6 minuta lojë shtesë

86′ Provon edhe Dresevic, por pa sukses.

85′ Loshaj provon me një goditje prej brenda zonës, por pret portieri rumun.

83′ Gol për Rumaninë. Nicolae Stanciu shënon për 1:0.

81′ Dy zëvndësime te Kosova. Largohen Vojovda dhe Bernard Berisha, inkuadrohen Albion Rrahmani dhe Beka.

77′ Zëvendësim te Rumania. Largohet Cicaldau, hyn Olaru.

74′ Dresevic tenton nga distanca, por pret Moldovan.

71′ Dy zëvendësime te Rumania. Largohen Hagi dhe Coman, inkuadrohen Morutan dhe Mihaila.

63′ Zëvendësim edhe te Kosova. Largohet Edon Zhegrova, inkuadrohet Ibrahim Dresevic.

63′ Zëvendësim te Rumania. Largohet Burca, inkuadrohet Marin.

61′ Aro Muric fantastik, pret penalltinë e ekzekutuar nga Stanciu.

59′ Karton i verdhë për Florian Loshajn dhe penallti për Rumaninë.

54′ Dy zëvendësime te Kosova. Largohen Valon Berisha dhe Milot Rashica, inkuadrohen Florent Muslija dhe Florent Hadërgjonaj.

52′ Bancu dhe Vojvoda ndëshkohen me kartonë të verdhë.

51′, Stanicu provon, por pret Murici.

45′ Fillon pjesa e dytë.

Zëvendësim te Rumania. Largohet Puscas, inkuadrohet Alibec.

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0:0.

45’+1 Edhe përzgjedhësi Primoz Gliha ndëshkohet me të verdhë shkaku i protestave.

+1 minutë lojë shtesë.

42′ Kosova mbetet me një futbollist më pak.

Është përjashtuar nga ndeshja Vedat Muriqi.

Sulmuesi kryesor i Kosovës u përjashtua në minutën e 42-të pas kartonit të dytë të verdhë.

40′ Edon Zhegrova afër golit. Goditja e tij shkon pranë shtyllës.

37′ Coman provon nga gjuajtja e lirë, por topi shkon lart mbi portë.

32′ Përplasje mes Rrahmanit dhe Coman. Kapiteni i “Dardanëve” ndëshkohet me karton të verdhë. Është ndëshkuar edhe Puscas i rumunëve, i cili u përfshi në rast.

29′ Rast për Muriqin, por fatkeqsisht goditja e tij largohet nga vija e portës rumune. Dragusin ishte ai që largoi topin.

23′ Pasiguri në mbrojtjen tonë, por goditja e Hagit shkon larg portës.

23′ Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Ndeshja ka rinisur tashmë, pas 40 minutave ndërprerje.

Është vendosur për rinisjen e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.

Futbollistët kanë dhjetë minuta kohë për ngrohje dhe pastaj do të luhet sërish ndeshja.

UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.

Gjatë largimit të futbollistëve nga fusha, Mërgim Vojvoda është parë duke parë shqiponjën me duar, si kundërpërgjigje ndaj rumunëve.

Ende në pritje të një vendimi final… Ndeshja nuk ka rifilluar akoma!

17′ Ndërpritet ndeshja. Gjyqtari urdhëron ekipet të largohen nga fusha.

Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë shfaqur mesazh nacionalist e skandaloz ku thuhet “Kosova është Serbi”, shkruan Gazeta Express.

Rumunët nuk ndaluan së brohorituri “Kosova është Serbi”, si dhe “Serbi, Serbi”.

Më shumë detaje rreth kësaj. Lexo duke klikuar KËTU.

14′ Bernard Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

10′ Zhegrova tenton nga distanca, por goditja e tij pritet nga Moldovan.

9′ Sërish shkaktohet faull në Rashicën. Burca ndëshkohet me karton të verdhë.

4′ Dragusin shkakton faull në Milot Rashicën.

2′ Muriqi shkakton faull.

Tifozët rumunë dëgjohen duke brohoritur “Serbi, Serbi”.

1′ Fillon ndeshja.

Një minutë heshtje në nderim të viktimave në Maroku dhe Libi.

Intonohet edhe himni i Rumanisë.

Vërshellehet himni i Kosovës.

Koha për intonimin e himneve shtetërore.

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës dolën për t’u ngrohur nën fishkëllimat e tifozëve rumunë.

Te “Dardanët” mungon sonte Arbër Zeneli, i cili nuk është as në bankën e rezervistëve. Arsyeja e mungesës së tij nuk dihet ende.

Dy ndeshjet tjera që zhvillohen sonte në Grupin I janë: Zvicra – Andorra dhe Izraeli – Bjellorusia.

Situata në Grupin e Kosovës.

Nga mediat rumune raportohet se ka interesim të vogël. Kur ka mbetur edhe një orë deri te fillimi i ndeshjes, thuhet se nuk janë mbi 1500 shikues brenda.

Formacionet zyrtare:

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka bërë vetëm një ndryshim për sonte krahasuar me ndeshjen e kaluar, ndaj Zvicrës.

Sonte nga minuta e parë do të luajë Edon Zhegrova, kurse Betim Fazliji është ulur në bankën e rezervistëve.

Banka e rezervistëve:

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarët francezë. Willy Delajod do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë asistentët e tij.

Thomas Leonard do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Benoit Millot dhe Stephanie Frappart do të jenë në dhomën e VAR-it.

Kompanitë e basteve e shohin Rumaninë si favorite ndaj Kosovës.

Çfarë deklaroi përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, një ditë para ndeshjes?

“Pres rezultat pozitiv dhe do të japim gjithçka për të arritur këtë. Luajmë kundër një ekipi që ka shumë lojtarë teknikë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë dhe të luajnë në klube të mëdha. Jemi përgatitur mirë dhe ndihemi shumë mirë para kësaj ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një lojë e shkëlqyeshme, sepse të dyja ekipet kemi nevojë për pikë”.

LIVE: Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.

Sfida i takon raundit të gjashtë në Grupin I. Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje – kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.

“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.

/Gazeta Express/