Raporti i DASh-it, reagon Haradinaj: Goditja më e fuqishme që demistifikon kursin e mashtrimit të Qeverisë - Gazeta Express
string(104) "raporti-i-dash-it-reagon-haradinaj-goditja-me-e-fuqishme-qe-demistifikon-kursin-e-mashtrimit-te-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 15:48

Raporti i DASh-it, reagon Haradinaj: Goditja më e fuqishme që demistifikon kursin e mashtrimit të Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 15:48

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së, ka reaguar pas raportit të DASH’it për Kosovën.

Ai ka thënë se ky raport “demistifikon kursin e mashtrimit” të Qeverisë Kurti.

Lexo Edhe:

“Vetëmashtrimi i Qeverisë duke krijuar tituj bombastik për fitoret e paqena kundër Serbisë e në raste të caktuara edhe kundër komunitetit ndërkombëtar, janë gënjeshtrat të cilave Qeveria ka filluar t’ju besojë edhe vetë. Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është goditja më e fuqishme që demistifikon këtë kurs të mashtrimit. Nuk besoj që ka qytetar të këtij vendi që sot nuk është i shqetësuar me gjetjet e këtij raporti në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, lirisë së mediave si dhe të drejtave të njeriut e plot fusha të tjera.”

Haradinaj ka shtuar se “në një situatë normale, ky raport i DASH’it do duhej t’i shërbente Qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj”.

“Raporti i DASH-it është për vitin 2023 dhe nuk ka arritur të evidentojë edhe plot dështime të tjera, përfshirë këtu edhe qindra kontrata njëburimore në vlerë prej qindra milionë eurosh. Në një situatë normale ky raport i DASH-it do të duhej t’i shërbente Qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj.”