Ramsey ka refuzuar pesë oferta të klubeve të Premier Ligës - Gazeta Express
string(58) "ramsey-ka-refuzuar-pese-oferta-te-klubeve-te-premier-liges"

Ramsey ka refuzuar pesë oferta të klubeve të Premier Ligës

Futboll

Gazeta Express

28/01/2022 20:19

Aaron ramsey duket se do të qëndrojë në Juventus pasi që ka refuzuar ofertat nga pesë klube të Premier Ligës këtë muaj

31 vjeçar nga Uelsi vështirë që ka zënë vend në formacion në Torino këtë sezon nga Massimiliano Allegri, derisa kishte probleme me muskuj që në start të sezonit. Ai ka luajtur vetëm 98 minuta në Serie A, duke bërë vetëm një start në ligë.

Lexo Edhe:

Siç ka theksuar Calciomercato.com, Ramsey nuk dëshiron që të largohet nga Juventusi, kështu që ka refuzuar pesë klube të Premier Ligës. Ai ka refuzuar ofertat e Burnley, Crystal Palace, Aston Villa, Newcastle United dhe Wolves.

Bardhezinjtë dëshirojnë që ta shesin 31 vjeçarin për shkak të pagës së madhe dhe inflacionit në klub. Ai fiton rreth 7.5 milionë neto në sezon dhe ka kontratë me klubin deri më 2023.

Transferi i tij kryesisht ka qenë i dobët, me lojtarin që ka dështuar të justifikoi pagën e tij të lart dhe ka vuajtur edhe për të luajtur për shkak të numrit të madh të lëndimeve. Ish lojtari i Arsenalit ka munguar s’paku 34 ndeshje shkaku i lëndimit gjatë kohës së tij në Juventus. /GazetaExpress/