Rama emëron Ahmetajn Ministër për Rindërtimin, Meta: Asnjë vonesë për dekretimin - Gazeta Express
string(78) "rama-emeron-ahmetajn-minister-per-rindertimin-meta-asnje-vonese-per-dekretimin"

Rama emëron Ahmetajn Ministër për Rindërtimin, Meta: Asnjë vonesë për dekretimin

Gazeta Express

13/12/2019 13:09

Kryeministri Edi Rama e ka risjellë në qeveri Arben Ahmetajn, por kësaj here jo si Ministër të Financave, por si njeriun që do të merret me rindërtimin pas tërmetit katastrofik tëe 26 nëntorit.

Rama e ka propozuar Arben Ahmetajn si Ministër shteti për Rindërtimin.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se deri më tani, Arben Ahmetaj ka drejtuar komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave, por duket se kreu i qeverisë e kërkon sërish ish- Ministrin e Financave në qeveri. Mbi rastin Rama ka publikuar këtë mesazh në rrjetin social.

Mësohet se tashmë Rama e ka dërguar emrin e Ahmetajt në tavolinën e Presidentit Meta, për ta dekretuar emërimin e tij si Ministër i shtetit për Rindërtimin.

Lidhur me këtë kërkesë të Ramës, ka reaguar dhe Presidenca përmes zëdhënësit. Tedi Blushi ka shkruar në rrjetin social se nuk do të ketë asnjë sekondë vonesë në lidhje me emërimin e një Ministri të shtetit për Rindërtimin, duke lënë të kuptuar se Meta mund ta firmosë që këtë të premte dekretimin e Ahmetajt.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.”-shkruan Blushi. /Express