Rama për ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi: Emocion i veçantë, jam i lumtur që Prishtina ishte nikoqire - Gazeta Express
string(103) "rama-per-ndeshjen-e-pare-te-kosoves-ne-ragbi-emocion-i-vecante-jam-i-lumtur-qe-prishtina-ishte-nikoqire"

Rama për ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi: Emocion i veçantë, jam i lumtur që Prishtina ishte nikoqire

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 18:13

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndjekur nga afër sot ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi.

Kosova u takua me Austrinë në ndeshjen e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rama theksoi se për të ishte emocion i veçantë që ndjeki ndeshjen nga afër. Ai përgëzoj ekipin kosovar për aksionet dhe shpirtin e lojës.

I pari i Prishtinës gjithashtu u shpreh i lumtur që për herë të parë kryeqyteti ishte nikoqir i një ndeshjeje ndërkombëtare në ragbi.

Postimi i plotë nga Rama:

“Emocion i veçantë të ndjek ekipin e Kosovës në ragbi kundër mysafirëve austriakë.

Pavarësisht rezultatit të lojës, përgëzoj djemtë e ekipit tonë për aksionet dhe shpirtin e lojës.

Jam mëse i lumtur që për herë të parë Kryeqyteti është nikoqir i një ndeshjeje ndërkombëtare të ragbit, duke akomoduar dhe mbështetur nevojat e sportistëve tanë”. /Gazeta Express/