Rama nuk lëviz: Mbyllni grevën e ulemi! Po punojnë për investitorë për rindezjen e rafinerisë - Gazeta Express
string(91) "rama-nuk-leviz-mbyllni-greven-e-ulemi-po-punojne-per-investitore-per-rindezjen-e-rafinerise"

Rama nuk lëviz: Mbyllni grevën e ulemi! Po punojnë për investitorë për rindezjen e rafinerisë

Gazeta Express

28/10/2020 10:37

Kryeministri Rama nuk ka ndërmend të lëvizë nga kushti i tij për gratë naftëtare, që prej thuajse dy javësh qëndrojnë në grevë urie.

Lexo Edhe:

Rama ka shkruar sërish në rrjetin social kërkesën e tij që gratë t’a braktisin grevën dhe të ulen me kryeministrin për të zgjidhur problemin e tyre.

STATUSI I RAMËS:

Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!