KB Rahoveci ka shtuar në radhët e veta edhe një basketbollist të huaj.
Klubi nga “Mizahir Isma” njoftoi këtë të premte se ka arritur marrëveshje me Gary Blackston, shkruan Gazeta Express.
Basketbollisti amerikan luan në pozitat 1 dhe 2, teksa Rahovecit do t’i bashkohet së shpejti.
Blackston është emër i njohur në basketbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.
“Vreshtarët” theksuan se synojnë që me 26-vjeçarin të paraqiten sa më mirë në “Final 8” të Kupës së Kosovës, që do të mbahet në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt.
Rahoveci ndodhet në pozitën e fundit (8) në tabelën e Superligës, me 21 pikë të grumbulluara pas 19 xhirove, me bilanc prej dy fitoreve dhe 17 humbjeve. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...