Qyteti japonez e përshëndet ekipin e xhudos së Kosovës me mesazh emocional - Gazeta Express
string(74) "qyteti-japonez-e-pershendet-ekipin-e-xhudos-se-kosoves-me-mesazh-emocional"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/07/2021 11:54

Qyteti japonez e përshëndet ekipin e xhudos së Kosovës me mesazh emocional

Sporte tjera

Gazeta Express

29/07/2021 11:54

Qyteti japonez Sanjo është frymëzuar nga xhudistët kosovarë për të luftuar me trimëri dhe për të ëndërruar, derisa e ka quajtur arritje të mrekullueshme fitimin e dy medalje të arta në Tokio 2020.

Sanjo, një qytet i vogël në prefekturën Niigata rreth dy orë larg kryeqytetit japonez, ishte vendi mikpritës i ekipit të xhudos së Kosovës, ku trajneri Driton Kuka i stërviti për një javë të tërë pesë xhudistët kosovarë para garave të tyre në Lojërat Olimpikë në Tokio, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas një jave në kampin stërvitor në Sanjo, ekipi i xhudos së Kosovës u vendos në Fshatin Olimpik në Tokio për ta shkruar historinë.

Në një shkrim emocional në Twitter pasi ekipi olimpik i Kosovës në xhudo i mbylli garat, Sanjo shkroi: “Ky është fundi për ekipin olimpik të xhudos së Kosovës. Dy medalje të arta nga pesë atletë, të cilët ishin në një kamp stërvitor në Sanjo para garës. Ishte një rezultat i mrekullueshëm”.

Ekipi i xhudos, i përbërë nga pesë garues, e shkroi historinë në Lojërat Olimpike 2020, pasi i fitoi dy medalje të arta, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të medaljeve të arta nga vetëm dy pjesëmarrje olimpike.

“Për më tepër, garuesit e mposhtur na dhanë kurajë për të luftuar me trimëri. Faleminderit për këtë kohë ëndrrash”, shtoi qyteti japonez pas disfatës së garueses së fundit nga ekipi i xhudos në luftën e parë, Loriana Kukës.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë në fund javë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë.

Pak ditë më vonë, të hënën, Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Krasniqi dhe Gjakova i ndoqën hapat e atletes më të madhe kosovare dhe frymëzueses së tyre, Majlinda Kelmendit, e cila e kishte fituar medaljen e artë në Olimpiadën Rio 2016.

Ekipi i xhudos, i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, pritet të kthehet në Kosovë të hënën.

Kosovës i kanë mbetur vetëm edhe dy garues ende në luftë për medalje në Tokio, Musa Hajdari dhe Egzon Shala, që do të garojnë në ditët në vijim.

11 garues kosovarë morën pjesë në Tokio 2020, prej të cilëve pesë ishin xhudistë. /Gazeta Express/