Maqedonci takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Luftës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–SHBA në mbrojtje - Gazeta Express
string(113) "maqedonci-takon-ndihmes-sekretarin-amerikan-te-luftes-diskutohet-thellimi-i-bashkepunimit-kosove-shba-ne-mbrojtje"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 14:22

Maqedonci takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Luftës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–SHBA në mbrojtje

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 14:22

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Departamentin e Luftës nga Ndihmës Sekretari Daniel Zimmerman.

Sipas Maqedoncit, gjatë takimit janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin edhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet global.

“Me Ndihmës Sekretarin Zimmerman dhe stafin e Departamentit të Luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilluam diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë,” ka deklaruar Maqedonci.

Ai shtoi se Ndihmës Sekretari Zimmerman ka vlerësuar lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Kosovës në sektorin e mbrojtjes, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe progresin në forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.

Po ashtu, sipas tij, është vlerësuar edhe vendimi i institucioneve të Kosovës për angazhimin e ushtarakëve krah forcave amerikane në operacione për mbështetjen e paqes, si dhe përkrahja e vazhdueshme për Ukrainën.

Maqedonci bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe për projekte të përbashkëta strategjike që synojnë thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe avancimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themel i sigurisë së Kosovës dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement