U ektradua nga Gjermania për planifikim të vrasjes, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj E.H. - Gazeta Express
string(88) "u-ektradua-nga-gjermania-per-planifikim-te-vrasjes-prokuroria-kerkon-paraburgim-ndaj-e-h"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 14:51

U ektradua nga Gjermania për planifikim të vrasjes, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj E.H.

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 14:51

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.H., nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Përgatitje e veprës penale Vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, E.H. dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e personit me inicialet M.D., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i dyshuari, në bashkëpunim me A.D., i cili tashmë është i akuzuar në këtë rast, kishte organizuar planin për eliminimin e të dëmtuarit me motiv hakmarrjeje.

Sipas hetimeve, ekziston dyshimi i bazuar se E.H. kishte arritur marrëveshje me një person tjetër të identifikuar si A.L., duke i ofruar shumën prej 100 mijë eurosh për të angazhuar persona që do ta kryenin vrasjen e M.D.

Kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykata Themelore në Prishtinë pas arrestimit të E.H. në Gjermani.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 maj 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi malazez nga Gjermania për në Kosovë, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë kosovare. Ekstradimi u realizua në koordinim mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë, ndërsa pas mbërritjes në Kosovë ai iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejshme ligjore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement