QMK: Rrëshqitje të dheut në disa rrugë të Maqedonisë - Gazeta Express
string(51) "qmk-rreshqitje-te-dheut-ne-disa-rruge-te-maqedonise"

QMK: Rrëshqitje të dheut në disa rrugë të Maqedonisë

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:22

QMK-ja ka raportuar se përmes numrit të vetëm për thirrje urgjente E-112 është marrë njoftim për rrëshqitje të dheut në rrugën afër Kalimancit, në rrugën rajonale Makedonska Kamenicë-Vinicë, 5 kilometra para hyrjes në Maqedonska Kamenica.

“Për situatën është njoftuar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe autostrada, ndërsa ekipet kanë dalë në terren për riparimin e rrëshqitjes”, shtojnë nga QMK.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, është marrë njoftim për rrëshqitje të dheut në drejtimin e rrugës fshat Udovë-Demir Kapi.

“Lokacioni i saktë është 2-3 kilometra pas fshatit Udovë në drejtim të Demir Kapisë. Për situatën është njoftuar NP për Mirëmbajtjen e Rrugëve rajonale dhe autostrada dhe ekipet kanë dalë në terren për riparimin e rrëshqitjes”, thonë nga QMK.