Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, kanë vizituar punimet në rrugën Rancë -Greiçec.
Kurti, tha se do të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, bizneseve, por edhe turistëve vendor dhe të huaj.
‘’Projekti do të kushtojë rreth 370 mijë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është 3.1 kilometra’’, njofton ZKM’ja.
Prononcimi i Kurtii:
Ne po vijmë prej Suharekës, prej Mushtishtit, ku ishim bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, ku atje e kishim një segment rrugor 1140 metra dhe tash erdhëm këtu në komunën e Shtimes në këtë segment tjetër rrugor 3.1 kilometra, i cili qysh e tha edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, do të kushtojë gjithsej afër 370 mijë euro dhe do ta lidhë Rancën me Greiçecin, përkatësisht do ta lidhë Shtimen me Suharekën.
Ne e dimë që autostrada e kombit, autostrada “Ibrahim Rugova”, e cila na lidhë me Shqipërinë, ka lënë dy komuna paksa të izoluara, e ato janë Suhareka dhe Shtimja, e tash me këtë segment rrugor këtu, ne po i lidhim Suharekën me Shtimen, dy komuna, të cilat kanë natyrë të bukur, kanë trashëgimi kulturore, kanë popullsi punëtore e patriotike, edhe kanë diasporë të madhe.
Andaj, me këtë segment rrugor do të lehtësohet qarkullimi për qytetarët, për bizneset, por gjithashtu edhe për turistët vendor dhe të huaj.
Bashkë me mua janë edhe deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së 11-të, Vigani, Krenarja e Naimi.
Ju faleminderit për mbështetjen që na keni dhënë dhe e gëzofshi këtë rrugë, për të cilën kërkoj nga operatori ekonomik, që punimet të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar dhe gjithçka të kryhet sa më parë.