Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit që vdiq mbrëmë në Prizren - Gazeta Express
string(74) "qeveria-ndan-15-mije-euro-per-familjen-e-policit-qe-vdiq-mbreme-ne-prizren"

Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit që vdiq mbrëmë në Prizren

Gazeta Express

29/01/2020 14:32

Me një minutë heshtjeje ka nisur sot mbledhja e Qeverisë në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Kjo në nderim të policit Sami Thaçi që vdiq mbrëmë gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.

Lexo Edhe:

Për familjen e të ndjerit, Qeveria në detyrë ka marrë vendim për ndarjen e 15 mijë eurove.

Për dy policët e lënduar në këtë operacion, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasani, qeveria ka ndarë nga 10 mijë euro.

Qeveria ka marrë vendim edhe që të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë t’ua ndajë një shumë prej 300 eurosh çdo muaj krahas 70 për qindëshit të pagës së policëve.

“Si shtesë e pensionit, propozoj që të ndahen mjete financiare shtesë 300 euro. Mjetet financiare do të shtohen si shtesë e pensionit nga 300 euro në bazë mujore. Policët e ramë në detyrë marrin 70% të pagës, mirëpo me këtë vendim ne i respektojmë ata”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.