Qeveria miraton disa ndryshime për përfitimin e pagës për personat me aftësi të kufizuara - Gazeta Express
string(89) "qeveria-miraton-disa-ndryshime-per-perfitimin-e-pages-per-personat-me-aftesi-te-kufizuara"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 0:26

Qeveria miraton disa ndryshime për përfitimin e pagës për personat me aftësi të kufizuara

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 0:26

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime “për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave e dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e pagës për personat me aftësi të kufizuara si dhe ndihmës personale”, të ndryshuar.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, dhe të ligjit “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi se: Përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar personat e përcaktuar sipas ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe personat e përcaktuar të këtij ligji, deri në çastin e rivlerësimit nga komisionet shumëdisiplinore të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Lexo Edhe:

Individët, të cilët me vendim të komisionit përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë një ndihmës personal me pagesë.

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror funksionojnë komisionet e nivelit të parë dhe epror të vlerësimit të paratetraplegjisë dhe verbërisë.

Komisionet e nivelit të parë dhe epror KMCAP dhe KMPV marrin vendim për grupin e përfitimit, përfitimet dhe afatet e përfitimit për secilin grup.

Kryetari dhe tre prej anëtarëve të komisionit janë mjekë me përvojë profesionale në fushën e ekspertizës. Në përbërje të çdo komisioni merr pjesë, si anëtar me të drejtë vote, një mjek, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror, dhe një jurist, me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar, përfaqësues i ministrisë që ka në fushën e përgjegjësisë shtetërore çështjet e aftësisë së kufizuar. Anëtarët e komisionit duhet të kenë një figurë të pastër morale dhe të mos jenë të dënuar penalisht. Mandati i anëtarit të komisionit epror është pesëvjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje.