Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka publikuar një video ku kritikon gjendjen e rrugëve në vend, duke e cilësuar atë si “tmerruese”.
“Më 7 qershor, ju e rregulloni këtë rrugë më shpejt, duke ndryshuar qeverisjen,” është shprehur Kryeziu.
Ai shtoi se me PDK-në qytetarët nuk do të shohin “pamje mjeruese” të rrugëve.
“Ne kemi kryer punë gjithmonë dhe do të vazhdojmë të kryejmë punë,” deklaroi ai.
Qëndrim Kryeziu garon në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e PDK-së me numrin 103.
Reisebüro Prishtina është partneri juaj i besueshëm për udhëtime të sigurta, të shpejta dhe pa stres. Me përvojë shumëvjeçare...