BDI: VMRO nga e përndjekur, në përndjekëse - Gazeta Express
string(40) "bdi-vmro-nga-e-perndjekur-ne-perndjekese"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 13:56

BDI: VMRO nga e përndjekur, në përndjekëse

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 13:56

Presioni skandaloz i tipit verikorean nga VMRO-DPMNE dhe i të amnistuarit të fuqishëm Antonio Milloshoski ndaj Prokurorisë dhe drejtësisë vazhdon dhe po fundoset në dëshpërim. BDI në reagimin e saj akuzon se VMRO-DPMNE ankohej për përndjekje nga LSDM dhe PSP, ndërsa sot po bën të njëjtën gjë në mënyrën më brutale dhe nga e përndjekur, u shndërrua në përndjekëse politike.

“Mos ia bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty! I fuqishmi Milloshoski, nga thirrjet e parullave ‘Dhoma gazi për shqiptarët’, ‘Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë’, arriti deri te amnistia për krim të konfirmuar dhe për këtë arsye nuk ka kredibilitet politik, njerëzor e juridik. VMRO të ndalojë partizimin e Prokurorisë dhe përndjekjen politike. BDI tashmë e ka informuar të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, e cila është e skandalizuar nga presioni brutal partiak dhe porositë ndaj prokurorisë”, thotë BDI në reagim.

E inkurajojmë prokurorinë që, vijon më tej reagimi, aty ku nuk ka vepër, nuk ka prova dhe nuk ka dëm, t’i hedhë poshtë kallëzimet penale politike për përndjekje politike dhe të mos bie nën presionin qeveritar e partiak, por të veprojë sipas ligjit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement