Nderim Mustafa, afaristi i suksseshëm nga Zvicra që garon për herë të parë në listën e PDK-së - Gazeta Express
string(92) "nderim-mustafa-afaristi-i-suksseshem-nga-zvicra-qe-garon-per-here-te-pare-ne-listen-e-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 13:58

Nderim Mustafa, afaristi i suksseshëm nga Zvicra që garon për herë të parë në listën e PDK-së

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 13:58

Afaristi i suksesshëm nga Zvicra me prejardhje nga Gjilani, Nderim Mustafa, po garon për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 65.

Mustafa njihet si një prej afaristëve të suksesshëm në Zvicër, ku ka në pronësi disa biznese. Ai thotë se në politikë ka hyrë me përvojën e biznesit dhe diasporës, me synimin që këtë ekspertizë ta vendosë në funksion të zhvillimit të Kosovës.

“Unë vij prej diasporës, pikërisht prej Zvicrës. Vij prej biznesit, aty ku çdo rezultat fitohet me punë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, arsyeja pse ka vendosur të angazhohet politikisht lidhet me nevojën që njerëzit e aftë të marrin përgjegjësi dhe të mos qëndrojnë anash.

“Në politikë kam hyrë sepse po e shoh se shumë njerëz të aftë po hezitojnë, po heshtin, ndërsa Kosova po e humb energjinë më të mirë të saj, që është rinia”, është shprehur ai.

Mustafa ka thënë se ka zgjedhur PDK-në për shkak të rolit të saj në shtetndërtimin e Kosovës dhe ekipit që, sipas tij, mund të kontribuojë në të mirë të vendit.

Ai synon të fuqizojë rolin e diasporës, të sjellë përvojën e tij nga biznesi dhe të nxisë investime të reja në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement