Qëlloi me armë kushëririn e deputetit të PS në Shkodër, arrestohet autori - Gazeta Express
string(72) "qelloi-me-arme-kusheririn-e-deputetit-te-ps-ne-shkoder-arrestohet-autori"

Qëlloi me armë kushëririn e deputetit të PS në Shkodër, arrestohet autori

Gazeta Express

30/06/2020 10:45

Arrestohet autori që qëlloi me armë ditën e djeshme Fatjon Harushajn, 30 vjeç, djalin e xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha, në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, Gjekson Pusi 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë: Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.