Pyetet nëse e ka udhëzuar diçka Hashim Thaçin, Edi Rama e godet Albin Kurtin - Gazeta Express
string(75) "pyetet-nese-e-ka-udhezuar-dicka-hashim-thacin-edi-rama-e-godet-albin-kurtin"

Pyetet nëse e ka udhëzuar diçka Hashim Thaçin, Edi Rama e godet Albin Kurtin

Gazeta Express

30/06/2020 15:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nëse e ka udhëzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos dorëhiqet nga pozita e të parit të shtetit, raporton Gazeta Express.

Para mediave, Rama ka thënë se nuk e udhëzon askënd.

Lexo Edhe:

“Unë… unë të udhëzoj gjarprin… Kështu e ka pasur pseudonimin në kohë të luftës, unë nuk udhëzoj askënd”, tha ai, derisa, shtoi se në Kosovë ka parë udhëzues të të gjithë popullit, duke aluduar këtu me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

“Kam parë në Kosovë udhëzues të të gjithë popullit, kudo që ndodhet por unë vetë jo. Nuk mendoj që proletarët e të gjitha vendeve duhet të bashkohen, unë mendoj që ne të gjithë duhet të bashkohemi në qëllim sigurisht secili ka këndvështrimin e vet për arritjen e qëllimit, por, sigurisht duhet të jemi respektues ndaj njëri-tjetrit, kur mendojmë ndryshe nga njëri tjetri, të paktën për tema të mëdha. S’kemi tema më të mëdha këtu, integrimi në BE është temë e madhe, por nuk është aq e madhe sa njohja e Kosovës nga Serbia”, tha Rama. /GazetaExpress/