Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në Lipjan.
Në raportin e saj, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës, përcjell Gazeta Express.
‘’VRASJE NË TENTATIVË
Lipjan / 04.08.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK’së.