Punonjësit e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës kanë marrë afër 2 mijë mesazhe kërcënuese - Gazeta Express
string(90) "punonjesit-e-qendres-perkujtimore-te-srebrenices-kane-marre-afer-2-mije-mesazhe-kercenuese"

Punonjësit e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës kanë marrë afër 2 mijë mesazhe kërcënuese

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 12:10

Drejtori i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, Emir Suljagiq, njoftoi se në shtatë ditët e fundit, ata kanë marrë rreth 1900 mesazhe kërcënuese.

“Qendra Përkujtimore e Srebrenicës ka marrë të paktën 1900 mesazhe dhe cicërima kërcënimesh, mohimi të viktimave, provokime dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës, në 7 ditët e fundit nga profile të rreme dhe reale në Twitter, Facebook dhe Instagram. Të gjithave iu përgjigjëm duke folur për viktimat, duke u fokusuar në historitë e familjeve dhe duke punuar për të parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe populizmin për këtë çështje të rëndësishme. Pse? Sepse gjëja më e rëndësishme për të cilën po punojmë është edukimi i brezave që do të vijnë. Në atë rrugë nuk ka “konkurrencë” tragjedish, gjenocidesh e krimesh të mëdha botërore, nuk kemi frikë të flasim për historinë në tërësinë e saj. Kjo është ajo që të tjerët kanë frikë. Në fakt, ndoshta gjëja më e rëndësishme është të ndajmë me ju atë që u mësojmë fëmijëve kur u mësojmë për Srebrenicën? Çfarë u shpjegojmë kur vijnë nga autobusi për ekskursione njëditore në këtë qytet?”, ka thënë ai në njoftim.

Lexo Edhe:

Pastaj shtoi:

“Ne u mësojmë atyre se çfarë mund të prodhojë urrejtja. Ne u mësojmë atyre se fjalët kanë pasoja. Ne u mësojmë atyre se ekzistenca e një aparati politik dhe ushtarak të pushtetit mund të shkatërrojë shumë shpejt dhe në mënyrë shumë efektive komunitete të tëra. Ndërpret jetë, plane, familje, shkatërron shtëpi, ndal histori, ndërpret kujtimet. Ne u mësojmë atyre se për këtë mjafton pëlqimi i heshtur i shumicës dhe që nga ai moment gjërat ndodhin shumë shpejt dhe pothuajse në mënyrë të pandalshme. Ne u tregojmë atyre se si jetojnë sot të kthyerit boshnjakë në Srebrenicë, Bratunac, Bosnjën Lindore. Ne u tregojmë atyre se si bashkëmoshatarët e tyre përballen në një sistem arsimor që mohon identitetin, historinë dhe traditën e tyre. Ne u tregojmë atyre për guximin e grave në shoqërinë tonë, u shpjegojmë atyre se sa e rëndësishme është të ndërtohet një shoqëri e barazisë, tolerancës dhe paqes. Ne punojmë me ta për të qenë të guximshëm, të fortë dhe me zë të lartë. Se dinë të vënë në dukje padrejtësinë, se dinë të njohin shenjat e para të urrejtjes – të cilat nesër mund të lindin “Srebrenicën” e re. Ne duam ta përcjellim këtë në të gjithë botën. Ne duam t’i ndajmë mësimet e viteve nëntëdhjetë me komunitetet në vende të tjera, të paktën atje ku nuk është vonë.”

Në fund, ai deklaroi se kjo nuk është vetëm një histori për Srebrenicën, por për të provuar të vërtetën.

“Pra, kjo histori nuk është vetëm një histori për Srebrenicën, për vërtetimin tonë të së vërtetës, apo kthimin me këmbëngulje në vitin 1995. Ne i vërtetuam faktet në gjykata. Ajo për të cilën po flasim para OKB-së është një përpjekje për ta bërë Srebrenicën shembull dhe paralajmërim për të tjerët. E di qe je i lodhur. E di që historia e Srebrenicës ka mbushur faqet e para për gati dy muaj. Por nuk jemi ne ata që i bëjmë kopertinat. Këtë e kanë bërë temë ata që nuk duan që fëmijët dhe brezat të vijnë të mësojnë diçka nga shembujt tanë. Le ta përfundojmë këtë kapitull së bashku”, tha Suljagiq.